Përzgjedhja e editorit Kush është Zoran Milanoviç, ish-kryeministri kroat që këshillon Ramën

Kush është Zoran Milanoviç, ish-kryeministri kroat që këshillon Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Hahn se Zoran Milanovic, ish-kryeministër i Kroacisë është një nga këshilluesit e tij më të mirë.

Pyetja i është bërë gjatë konferencës së sotme nga një gazetar kroat, i cili e pyeti: “Flitet se Zoran Milanovic është një prej këshilltarëve tuja, duam ta dëgjojmë nëse është e vërtetë”.

Rama u përgjigj: “Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie.

Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim dhe do ti kërkoj sa herë ta takoj, më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”.

Por kush është Zoran Milanoviç?

Zoran Milanoviç është një nga politikanët më me peshë në Kroaci. Milanoviç ka mbajtur postin e kryeministrit të Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Gjithashtu, Zoran ishte kryetari i Partisë Social Demokrate të Kroacisë (SDP), partia më e madhe politike qendrore në Kroaci, nga viti 2007 deri në nëntor të vitit 2016.

Si i tillë, përveçse shërbeu si Kryeministër, ai ishte gjithashtu lider i Opozitës në dy periudha kohore, nga viti 2007 deri në vitin 2011 dhe nga janari deri në nëntor të 2016-ës.

Më 22 janar të 2016-ës, pas zgjedhjeve të vitit 2015, ai u pasua si kryeministër nga Tihomir Oreskoviç.

Ndërsa, Milanoviç udhëhoqi koalicionin e katër partive popullore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator të 2016-ës.

Pas një humbje të befasishme në zgjedhjet në HDZ, Milanoviç njoftoi tërheqjen e tij nga politika.