Një ngjarje e rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Itali. Një 34-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Romë.
Mjeti i saj, tip Smart, është përplasur me një Audi. Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.
Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.