Aktualitet Kush janë emrat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë

Kush janë emrat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave të tjerë.

Ata janë Jorgo Zguri banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kristi Pojani banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjergji Ziu banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim.

Bashkim Demrozi banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.