Kryesore Kush janë gazetarët e “kazanit mediatik”? Rama i identifikon me radhë te...

Kush janë gazetarët e “kazanit mediatik”? Rama i identifikon me radhë te Çani

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonë e Lirë” u bë pjesë e një prej intervistave ndryshe të gazetarit Arian Çani me titull “Intervista kazan mediatik, jo kazan mediatik”.

Në këtë intervistë Çani nxirrte foto të gazetarëve, analistëve dhe drejtuesve të mediave të ndryshme dhe kryeministri Rama duhet të thoshte se kush është pjesë e asaj që ai quan “kazan mediatik”.

Kreu i qeverisë përmendi vetëm 4 emra të cilët nuk i bëri pjesë të kazanit mediatik: Baton Haxhiu i Klan Kosova, për të cilin Rama tha se nuk i përket katundit tonë mediatik; Andi Tela, Drejtor i Përgjithshëm News24, për të cilin Rama tha se ka respekt në distancë dhe nuk e ka parë të shfaqet për interesat e katundit, Shpëtim Nazarko, për të cilin tha se është bohem dhe Lorenc Vangjeli, sipas të cilit nuk duhej përfshirë tek Katundi.

Ndërsa për vetë Arian Çanin, Rama tha: “Një ndryshim ke nga katundi mediatik ti, ke bërë i pari klubin e llafeve, por e ke mbajtur si klub ekzkluziv thashethemesh, po ti nuk e fsheh, ndërsa ata të tjerët po”.

Kryeministri Edi Rama u përpoq të ndajë njerëzit nga puna që bëjnë kur Arjan Çani e ftoi të identifikojë gazetarët që quan “kazani mediatik”.

Për Artur Zhejin tha se ishte një kosh i vogël me portalin e tij, ndërsa Çanin e cilësoi si kazanin e parë.

Rama theksoi se ai nuk i cilëson si kazanë si persona, por për punë që bëjnë duke i cilësuar si “manipulatorë të manipuluar”.

Emrat e gazetarëve që Edi Rama përfshin tek “katundi mediatik”

Blendi Fevziu, kazan

Eni Vasili –  e kam shoqe por kazan

Sokol Balla – kazan

Rudina Xhunga – s’e kam ndjekur më

Ylli Rakipi –  kazan

Artur Zheji – ku është ky? Kazan

Andi Bushati – kazan e kazan

Fatos Lubonja –  kazan

Baton Haxhiu – nuk i përket katundit mediatik , është jashtë,

Besart Kadia – s’e njoh fare

Andi Tela –  kam respekt në distaancë, se nuk e kam parë të shfaqet për interesat e katundit

Robert Rakipllari – kazan komplet

Shpëtim Nazarko –  është bohem

Mustafa Nano –  kazan

Artan Hoxha – thellë në kazan

Ilva Tare – si person kam shumë respekt, po edhe produkti i saj kazan

Cim Peka – kazan komplet, asgjë tjetër përveç se kazan

Ilir Babaramo – kazan

Lorenc Vangjeli – nuk është kazan