Kryesore Kush janë rektorët e rinj të universiteteve

Kush janë rektorët e rinj të universiteteve

Zbardhen emrat e 12 fituesve në Universitetet Publike të Shqipërisë. Disa janë zgjedhur për herë të parë, e deri tek mandati i pestë në rastin e Mjekësisë, ku rektor është rizgjedhur Prof. Dr Arben Gjata.

Ditën e djeshme, që prej orës 08:00 deri në 16:00 janë zhvilluar zgjedhjet për rektor në Universitete, ku për hir të së vërtetës pati një pjesëmarrje të ulët të studentëve të cilët ndodhen nëpër shtëpitë e tyre në rrethe, për shkak të situatës së pandemisë.

Siç vihet re dhe në listën e mëposhtme, nga të 12 rektorët e rinj të zgjedhur, vetëm dy janë gra. Ato janë: Kseanela Sotirofski, e zgjedhur rektore e Universitetit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit, si dhe Suzana Golemi, rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi: Shkodër.

Rektorët e rinj

Andrea Maliqari

Andrea Maliqari – Universiteti Politeknik i Tiranës

Kseanela Sotirofski

Kseanela Sotirofski – Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Dhimitër Bello

Dhimitër Bello – Universiteti Fan S. Noli Korçë

Arben Gjata

Arben Gjata – Universiteti i Mjekësisë

Artan Hoxha

Artan Hoxha – Universiteti i Tiranës

Suzana Golemi

Suzana Golemi – Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër

Bektash Mema

Bektash Mema – Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

Roland Zisi

Roland Zisi – Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Kastriot Çaushi

Kastriot Çaushi –  Universiteti i Arteve

Agron Kasa

Agron Kasa –  Universiteti i Sporteve

Fatbardh Sallaku

Fatbardh Sallaku – Universiteti Bujqësor në Tiranë

Skënder Topi

Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit