Kuriozitete Kush po “merr frymë” në Mars? Të dhënat e sondave për oksigjenin...

Kush po “merr frymë” në Mars? Të dhënat e sondave për oksigjenin po tronditin shkencëtarët

Sonda “Curiosity” e NASA me fotografitë dhe analizat e kryera, ka ndërruar përgjithmonë njohuritë që kemi të planetit Mars. Por sot botimi i studimit i pothuajse 6 viteve të dhënash nga Marsi premton një revolucion në astronomi.

Sipas studimit të botuar në revistën Journal of Geophysical Research, atmosfera e planetit ka një sasi oksigjeni shumë herë më të madhe se ajo e menduar. Por pjesa më interesante është një tjetër.

Niveli i oksigjenit ndryshon në mënyrë sezonale, ku praktikisht molekulat e tij shumëfishohen deri në 30% gjatë pranverës, për të rënë në nivel gjatë dimrit.

Arsyeja nuk është ende e shpjeguar nga shkencëtarët. Disa mendojnë se instrumentet mund të jenë prishur, ose që niveli i ujit në terren të jetë shumë më i madh se ai i menduari. Por përgjithësisht ata mendojnë se nuk kemi të bëjmë me çështje atmosferike, por me një proces më të ndërlikuar, sikur diçka e prodhon dhe më pas e përthith.

Normalisht, asnjëri nuk guxon të flasë për teori konspirative dha as më pak për gjallesa, por e sigurt është që misteret rreth Marsit janë ende të shumtë dhe me çdo gjasë befasues.