Bota Kush po shpëton më shumë jetë? Trump dhe Erdogan, shkëmbim mesazhesh në...

Kush po shpëton më shumë jetë? Trump dhe Erdogan, shkëmbim mesazhesh në Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan shkëmbyen disa mesazhe në Twitter me rastin e arritjes së marrëveshjes për largimin e forcave turke nga veriu i Sirisë.

“Lajme të mira vijnë nga Turqia. Së shpejti një konferencë me zv/Presidentin dhe Sekretarin e Shtetit. Faleminderit Rexhep Taip Erdogan! Miliona jetë do të shpëtohen!”

I shpejtë në përgjigje ishte presidenti turk i cili ia ktheu:

“Z. President, edhe më shumë jetë do të shpëtohen kur ne ta mposhtim terrorizmin, armikun e përbetuar të njerëzimit. Jam i sigurt se kjo përpjekje e përbashkët do të nxisë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon.”

Të dy palët ranë dakord mbrëmë për tërheqjen e trupave ushtarake turke, me kusht që organizata terroriste PKK/YPG të largohet gjithashtu nga rajoni, për të siguruar më pas kthim të sigurt të refugjatëve në shtëpitë e tyre.