Politika Kush shtet ra në “sy për keq”, prapaskenat e Konferencës së Donatorëve

Kush shtet ra në “sy për keq”, prapaskenat e Konferencës së Donatorëve

Në emisionin e mbrëmjes së sotme “Argument” nga Enio Civici është diskutuar rreth Konferencës së Donatorëve që përfundoi me mjaft sukses ku Shqipëria arriti të mbledhë 1.15 miliardë euro, duke tejkaluar kështu edhe faturën e rindërtimit që shkonte në 1.08 miliardë euro.

Teksa raporti final ende nuk ka dalë në mënyrë zyrtare për fondet, të dhënat paraprake tregojnë se Shqipëria ka përfituar grante, hua dhe dhurime nga pothuajse të gjithë vendet e botës, të ciëlt më pas do të shpërndahen në projekte, asistencë teknike dhe disa prej tyre do të jenë të huazuara me afat.

Në një konferencë të organizuar nën drejtimin e Von der leyen, dukej se Shqipëria në të njëjtën kohë po merrte edhe mbështetjen për hapjen e negociatave.

I ftuar për të folur në studio ishin Gledis Gjipali dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, gazetari i SCAN, Arbër Hitaj.

Arbër Hitaj, nga Brukseli u shpreh rreth zhvillimeve që përfshinë Konferencën dhe diskutimet kundrejt Shqipërisë:

“Ky ishte një zhvillim pozitiv për Shqipërinë. Pritshmëritë ishin për më pak, por shifra ishte shumë e lartë. U mbyll me një entuziazëm të dukshëm, jo vetëm për donacionin, por edhe për negociatat. Von der Leyen u shpreh në mbyllje të konferencës se tashmë duhet të vijohet me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë për të hapur negociatat.

Mbete ende pak e paqartë nëse janë kredi, grante apo shifra të dhuruara, teksa presim raportin zyrtar. Në sy për keq ka rënë një shifër e ulët dhuruar nga Spanja, edhe Bullgaria, një shtet që ka pasur kërkesa ndaj Shqipërisë siç ishte njohja e një komuniteti dhe qeveria e miratoi, por solidarizimi ishte mjaft i ulët. Greqia dhe Zvicra kanë dhënë shifra të mëdha. Franca ishte një surprizë totale, duke qenë edhe mjaft hermetike përpara takimit.

Të paktën gjysma e atij fondi të madh janë kredi thonë shumë agjensi lajmesh në mënyrë të pakonfirmuar. Diçka që dihet me siguri është se Grupi i Bankave Islamike do t’i japë fondet e saj të ndara në 4 vite, të cilat do të përfshijnë rindërtimin, por projekte të tjera.”

“Do të ketë një organizëm kombëtar monitorimi, por me asistencë ndërkombëtare. Monitorimi do të jetë jo vetëm në mënyrë direkte, por edhe nëpërmjet specialistëve dhe institucione ndërkombëtare që do të ndjekin nga afër situatën. Për ta përmbledhur është një vlerësim i madh që i bëhet Shqipërisë, por edhe përgjegjësi për t’i shpenzuar në mënyrën e duhur”.

Ndërkohë Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i European Movement Albania, u shpreh se kjo konferencë kishte edhe një simbolikë shuë pozitive sa i përket procesit politik dhe jo vetëm atij politik:

“Një lajm mjaft i mirë. Do të shohim se si do të dismbursohen këto fonde. Kush janë grante, hua, asistencë teknike dhe ku do të shpërndahen këto fonde. U tregua një besueshëmri ndaj vendit tonë dhe një solidaritet jo vetëm për krizën por dhe për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe fuqizimin e saj.”

Më tej Gjipali ka folur për metodologjinë e re të negociatave dhe besimi historik që i është dhënë Shqipërisë nga Konferenca:

“Aspekti politik i procesit dhe ky solidaritet ndikon edhe tek vendet skeptike për ta ndjerë më afër vendin tonë dhe për të hapur derën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa më pas ka një korridor të gjatë për të kaluar.

Në metodologjinë e re të zgjerimit kanë ndryshuar një seri çështjesh. Është ende një propozim i pa miratuar, por ky reflektim i metodologjisë është ajo që përmbledh kërkesat nga Franca dhe presidenti Macron. Drafti ka marrë edhe propozimet e 9 vendeve të tjera anëtare, të cilat iu kundërvënë propozimit të Francës, duke e konkretizuar më shumë të gjithë procesin. Komisioni Europian bën negociatat duke e përmbledhur të gjithë këtë vërshim propozimesh.

Mesa duket deri më sot shtetet kandidate janë të kënaqura nga metodologjia dhe kjo shihet qartë edhe nga deklaratat e kryeministrit tonë, por jo vetëm që mirëpresin këtë metodologji”./ SCAN