Politika Kushtetuesja, Basha: Duan gjyqtarë që falen natën në Surrel

Kushtetuesja, Basha: Duan gjyqtarë që falen natën në Surrel

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimi me qytetarët e Sarandës u shpreh se mazhorancës nuk i intereson që Reforma në Drejtësi të ecë përpara, por i intereson ta kapë atë.

Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë o ta kapin. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një gjykatë Kushtetuese që bëhet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që ka treguar se 30 qershori është një proces fals”, deklaroi Basha.

“Të gjitha i kanë kapur, por duan ti çimentojnë këta. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim të ndaloje qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që  presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.