Politika Kushtetuesja dhe Borchardt / Monika Kryemadhi mbështet bashkëshortin President

Kushtetuesja dhe Borchardt / Monika Kryemadhi mbështet bashkëshortin President

Në një bashkëbisedim me gazetarët pas kthimit nga Amerika, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kapja e KED nga mazhoranca ka krijuar krizën politike ku jemi sot.

“Dvorani ka bërë shkelje në proces. Por nuk është e rastësishme për kapjen që ka tentuar të bëjë Rama për Gjykatën Kushtetuese. Jemi të qartë se çfarë ka ndodhur me KED. Kapja dhe lidhja e zotit Dvorani nga Rama është prodhimi i kësaj politike. Mospublikimi i dekreteve të Presidentit në Fletore Zyrtare dhe publikimi i vendimeve të KED tregon haptas si përdoret sistemi i drejtësisë që shqiptarët mezi e pritën dhe tregon që lidhja e zotit Dvorani dhe kapja e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Ngritja e Kushtetueses, nuk do të thotë që të mos jetë Dvorani. Është një sistem i kapur dhe është kapur nga kryeministri. Do të çmontohet ky grusht shtetit që ka ndodhur. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë“, deklaroi Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, teksa u pyet për deklaratën e Presidentit, se “Bernd Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë”, tha: “Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht dhe për ata që përfaqëson ai”.