Shëndet Kushtojuni vëmendje këtyre shenjave: Pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Kushtojuni vëmendje këtyre shenjave: Pse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Ditët e lodhshme mund të jenë të vështira për t’u përballuar, asgjë nuk është më e vështirë se sa të përpiqesh të përqendrohesh në përditshmërinë tuaj, ndërsa gjithçka që dëshiron të bësh është të flesh gjumë. Ju tashmë i njihni disa nga arsyet e mundshme përse mund të ndjeheni në këtë mënyrë – stresi, nivele të ulëta të sheqerit në gjak, mungesë hekuri, dehidrim, tiroide, janë vetëm disa nga arsyet. Është mirë të dini të gjitha arsyet pse ju vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe çfarë duhet të bëni për ta përballuar këtë pjesë.

Apnea e gjumit – Apnea Obstruktive e Gjumit (OSA) e pa diagnostikuar, ndikon në rreth 1 milion njerëz në Britani të Madhe dhe është një çrregullim i gjumit që ndodh kur rrugët e frymëmarrjes suaj të sipërme janë pjesërisht ose tërësisht të bllokuara. Ky bllokim zakonisht ndodh kur muskujt e fytit relaksohen më shumë, ndoshta për shkak të obezitetit, hipotiroidizmit, alergjive ose nganjëherë thjesht gjenetikës. Ndonjëherë do të ketë një pauzë në frymëmarrjen tuaj, rreth 10 sekonda, e cila ju nxjerr gjumin dhe kështu mund të rregulloni frymëmarrjen tuaj. Apnea e gjumit ju bën të ndjeni lodhje gjatë gjithë ditës, për shkak të cilësisë së keqe të gjumit.

Çfarë duhet të bëni? Kur bëhet fjalë për një trajtim ju gjithmonë duhet të flisni me mjekun tuaj, nëse mendoni se jeni në rrezik. Shpeshherë ky çrregullim është i lidhur me mbipeshën, për këtë arsye ju duhet të rishikoni dietën tuaj dhe të ushtroni më shumë. Pirja e duhanit dhe alkoolit ndikojnë negativisht në këtë pjesë, kështu që përpiquni sa më shumë të hiqni dorë.

Mungesa e vitaminës B12 – Vitamina B12 shpesh anashkalohet dhe kjo është një ndër arsyet që ndikon në përgjumje dhe lodhjen. Për këtë arsye kjo vitaminë është shumë e rëndësishme, thotë nutritionistja Emma në blogun e saj. Nëse dëshironi të shmangni lodhjen dhe përgjumjen gjatë ditës, atëherë duhet të merrni vitaminën B12. Në çdo 100 gra, 4 prej tyre nga mosha 40 e lart vjeç vuajnë nga lodhja dhe përgjumja dhe kjo si shkak i mungesës së vitaminës B12.

Proteina jo e mjaftueshme– Në përpjekje për të mbajtur dieta të caktuara shpesh proteinat janë gjëja e parë që shmangen në një dietë të caktuar. Por çdo kush që ndjek një dietë të caktuar duhet të dijë se proteinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Dhe se mungesa e tyre shkakton lodhje dhe përgjumje. Mesatarisht një të rrituri i duhen rreth 15 deri në 25 përqind proteina në ditë, por kjo nuk nënkupton që ju proteinat duhet ti merrni vetëm nga mishi. Marrja e proteinave duhet të vijë nga një shumëllojshmëri burimesh.

Mosbalancimi hormonal– Trupi juaj mbështetet në një ekuilibër delikat të hormoneve dhe çdo çekuilibër mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të simptomeve, duke përfshirë lodhjen. Për shembull, nivelet e larta të estrogjenit dhe nivelet e ulëta të progesteronit mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe të shkaktojnë lëkundje të humorit. Megjithatë, pabarazitë e tjera, të tilla si nivele të ulëta të kortizolit ose testosterone mund të stimulojnë përgjumje.

Presion i ulët i gjakut – Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, shoqërohet me një shumëllojshmëri të simptomave të pakëndshme dhe mund të ketë pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për sistemin tuaj kardiovaskular. Megjithatë, në anën e kundërt të spektrit, presioni i ulët i gjakut mund të shkaktojë edhe pjesën e tij të problemeve. Tensioni i ulët i gjakut nuk është i pranishëm aq shpesh sa presioni i lartë i gjakut, i cili është shqetësimi kryesor i shumicës sënjerëzve, por mund të shkaktojë simptoma të tilla si marramendje, vjellje dhe lodhje, kjo pasi truri juaj nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Mund të jeni alergjike, dhe një pengesë e tillë do të bëjë të mos keni dëshirë të vazhdoni asgjë përgjatë ditës. Nëse nuk jeni në dijeni për diçka të tillë, bën mirë të vizitoheni!

Kafja e tepërt- Kafja është një stimulant dhe konsumimi i saj dërgon mesazhe tek gjendrat adrenale, të cilat prodhojnë hormone stresi (adrenalinë dhe kortizol). Trupi prodhon të njëjtën përgjigje, sikur të jetë duke u larguar nga një rrezik. Pas një filxhani kafeje, ose çaji, mund të ndihemi plot energji dhe vigjilentë. Mirëpo, Dr. Marilyn Glenville, thotë se më pas, niveli i sheqerit priret të bjerë dhe ne ndihemi edhe më të lodhur. Kjo bën që ne të kërkojmë të konsumojmë më tepër, duke e rinisur ciklin nga e para.
“Kafeina duket si një përgjigje ndaj lodhjes, por është një mike e rreme”, thotë Dr. Glenvile. “Ajo nuk është një mënyrë e qëndrueshme e energjisë”. Ndaj, duke reduktuar sasinë e kafeinës, mund ta shtojmë energjinë në periudha afatgjata.

Diabeti i Tipit 2 – Lodhja, e shoqëruar zakonisht edhe nga problemet e shikimit, një etje e vazhdueshme dhe urinim i shpeshtë, por edhe nga infeksionet e shpeshta, mund të jetë shenjë e diabetit të Tipit 2. Ai shfaqet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, që të funksionojnë në mënyrë të përshtatshme, ose kur qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj saj, një fenomen që njihet si rezistenca ndaj insulinës.
Trajtimi për këtë lloj diabeti përfshin ushtrime të vazhdueshme, një dietë të shëndetshme dhe mjekime për parandalimin e niveleve të larta të sheqerit në gjak.