Politika Kuvendi mblidhet më 5 mars, mazhoranca fsheh orën e seancës

Kuvendi mblidhet më 5 mars, mazhoranca fsheh orën e seancës

Kuvendi ka njoftuar zhvillimin e seancës parlamentare për të martën në 5 mars, por ndryshe nga herët e tjera ka mbajtur të fshehtë orën se kur do të mblidhen deputetët në Parlament.

Në faqen zyrtare të kuvendit është publikuar rendi i ditës dhe projektligjet për t’u miratuar, por ora e nisjes së seancës mungon. Seanca e fundit e Kuvendit, në datën 26 shkurt, u njoftua brenda ditës dhe u zhvillua pasdite.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi opozitën të thërriste mbështetësit e saj për të rrethuar institucionin ku mbanin fjalimet deputetet socialistë.