Aktualitet Kuvendi mblidhet të hënën për shkarkimin e tij, Meta poston foto nga...

Kuvendi mblidhet të hënën për shkarkimin e tij, Meta poston foto nga bregdeti

Në një kohë që Kuvendi pritet të mblidhet të hënën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, vetë Kreu i Shtetit po shijon fundjavën në bregdet.

Meta postoi një foto në Facebook ku shihet duke shëtitur në bregdet.

“Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të mrekullueshme”, shkruan Presidenti në rrjetin social.