Kryesore Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, Kuvendi votoi ndryshimet në Kushtetutë që sanksionojnë hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Në votim munguan 6 deputetë.

Këto ndryshime u miratuan pa marrëveshje me opozitën jashtë parlamentare, pavarësisht mbledhjeve maratonë të Këshillit Politik.

Mazhoranca thotë se këto ndryshime nuk prekin koalicionet parazgjedhore të cilat do të duhet të krijohen tashmë me një mënyrë të re nga e kaluara.

Sipas socialistëve, hapja e listave jo më pak se 2/3-at e tyre do tu mbetet diskutimeve për Kodin Zgjedhor që do të bëhen pas ndryshimeve në kushtetutë.

Ndërsa opozita jashtë parlamentare tha se ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga Partia Socialiste dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.