Politika Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme nesër për Marsida Xhaferllarin

Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme nesër për Marsida Xhaferllarin

Marsida Xhaferllari

Ditën e nesërme Kuvendit do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekretua nga Presidenti Ilir Meta për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Me Marsida Xhaferllarin dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë.

Elsa Toska dhe Fiona Papjorgji të zgjedhur nga Parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidentit për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetuese.