Politika Kuvendi, sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të Ramës

Kuvendi, sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të Ramës

Me kërkesë të kryeministrit, Edi Rama, Kuvendi do të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm ditën e mërkurë në orën 17:00.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të parlamentit. “Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.

Në seancën e së mërkurës pritet të votohen dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama.