Kuriozitete Ky anglez kthehet në shkurre vetëm për të thyer karantinën (Video)

Ky anglez kthehet në shkurre vetëm për të thyer karantinën (Video)

Thuajse në të gjithë botën njerëzit janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në Britaninë e Madhe autoritetet kanë hasur vështirësi për të bindur njerëzit që të vetëizolohen, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe gjoba.

Por një anglez, ka jetuar një mënyrë të veçantë që të dalë nga vetëizolimi, e të lëvizë në rrugë.

Ai është maskuar si shkurre dhe duke e fshehur nëpër shkurre të tjera, ia ka dalë që të lëvizë vjedhurazi.

Por kjo tentativë është filmuar nga komshinjtë e tij, të cilët këtë video e kanë ndarë në rrjetet sociale.

Sigurisht që përpjekja e anglezit nga Stevenage është pëlqyer nga shumë persona, por jo nga autoritetet britanike, që tani duhet që të ruajnë edhe… shkurret.