Ideja e një qyteti lundrues mund të tingëllojë si një skenar filmi fantastiko-shkencor, por do të bëhet realitet në vitet e ardhshme në Busan të Koresë së Jugut, ku shkencëtarët me mbështetjen e OKB-së po ndërtojnë qytetin e parë lundrues në botë.
Projekti quhet Oceanix dhe pavarësisht se është paralajmëruar tash e një vit, janë publikuar pamje të reja nga përgatitja për zbatimin e tij. Këto imazhe tregojnë platforma të ndërlidhura që do të mbulojnë 15.5 hektarë, do të lidhen me ura dhe do të mund të strehojnë të paktën 12,000 njerëz.
Kostoja e ndërtimit të qytetit lundrues vlerësohet të arrijë në 200 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë në vitin 2025.
Në një deklaratë, CEO i OCEANIX Philipp Hoffman tha: “Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të ofruar OCEANIX Busan dhe për të provuar se infrastruktura lundruese mund të krijojë terren të ri për qytetet bregdetare që kërkojnë mënyra të qëndrueshme për t’u zgjeruar në oqean ndërsa përshtaten me rritjen e nivelit të detit”.