Aktualitet Ky është Altin Hajri, pronari i resortit ku u mbajt peng dhe...

Ky është Altin Hajri, pronari i resortit ku u mbajt peng dhe u torturua Jak Prenga

Ky që shihni në foto është Altin Hajri nga Shijaku, pronari i kompleksit “Golden”, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga.

Altin Hajri nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Në fund të vitit 2017 ai ka qenë i kërkuar për plagosjen e rënde të shtetasit M. B ngjarje e ndodhur në fshatin Pjezë Shijak, por çuditërisht më pas emri i tij u hoq nga lista e të kërkuarve. Aktualisht për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës janë arrestuar 5 persona nga Shijaku e Kavaja.

Pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë nën hetim është një rreth më i gjerë njerëzish. Nga të dhënat pranë grupit hetimor dyshohet se të përfshirë në pengmarrje janë dy grupe të fuqishme kriminale në Shijak e Vlorë.

Prenga nuk rezulton një person me precedent penal, por ai është marrë peng për shkak të përfshirjes së vëllezërve të tij në Britani në trafikun e drogës. Trupi i viktimës nuk dihet ende ku është varrosur.