Extra Ky është hoteli më i njohur në botë (FOTO)

Ky është hoteli më i njohur në botë (FOTO)

Hoteli “Burj Al Arab Jumeirah” në Dubai është emëruar si më i njohur në “Instagram” dhe “Facebook”. Me mbi 500,000 në të dyja platformat, hoteli në formë vele është zyrtarisht një nga hotelet më të publikuar në “Instagram”.

Ndërtuar në një ishull trekëndësh, ndërtesa e lartë përfshinë një restorant me akuarium gjigand, një vend për uljen e helikopterëve për klientelën e pasur, ashensorë me pamje panoramike të Dubait, pishina të pafundmi me ujë deti, që duket sikur shkrihen me detin dhe suita që variojnë nga 24.000 dollarë nata.

Për arsye të kuptueshme, është cilësuar si një nga hotelet më luksoz në botë, ndërsa dhomat nisin nga 1,590 dollarë nata.