Kuriozitete Ky është koronavirusi, nga SHBA vjen fotografia e parë e detajuar

Ky është koronavirusi, nga SHBA vjen fotografia e parë e detajuar

Duket pothuajse i bukur, me shumëngjyrshmërinë e tij, por në fakt kemi të bëjmë me virusin që ka alarmuar globalisht çdo institut të shëndetit publik.

Duket pothuajse i bukur, me shumëngjyrshmërinë e tij, por në fakt kemi të bëjmë me virusin që ka alarmuar globalisht çdo institut të shëndetit publik.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë foton e parë me rezolucion të lartë të koronavirusit (i etiketuar zyrtarisht si “2019-ncov”, që nga qyteti kinez i Wuhanit në pak ditë është shpërndarë në çdo cep të Kinës dhe në vende të ndryshme të botës.

Për të fotografuar virusin janë përdorur mikroskopë elektronikë dhe të bazuar mbi ionet, që ka mundësuar zbulimin e detajeve.

Ndërkohë, një studim në revistën New England Journal of medicinë sqaron që deri më tani nuk regjistrohet asnjë epidemi masive tek fëmijët, dhe që mesatarja e moshës është ajo 60 vjeçare, ku meshkujt goditen më së shumti.