Kuriozitete Ky qytet nuk do ta shohë më diellin, do qëndrojë për dy...

Ky qytet nuk do ta shohë më diellin, do qëndrojë për dy muaj në errësirë

Barrow, qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit, për dy muajt e ardhshëm. Qyteti i vogël gjendet në veri të Rrethit Arktik dhe ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

Ky fenomen ndodh çdo dimër për shkak të animit të boshtit të Tokës, që ndalon rrezet e diellit të duken mbi horizont.

“Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, është shprehur meteorologu i CNN Allison Chinchar.

Qyteti nuk do të jetë plotësisht i errët. Por shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të njohura si muzgu civil.

Barrow nuk është i vetmi vend në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listë të natës polare për shkak të vendndodhjes larg në veri.

E kundërta ndodh në stinën e verës, kur shfaqet fenomeni i njohur si një diell mesnate ose ditë polare dhe shkakton 24 orë dritë.