Extra “Ky vend është i pabesueshëm”, Kylie Jenner zbulon format

“Ky vend është i pabesueshëm”, Kylie Jenner zbulon format

Edhe pse situata në Amerikë nuk është aspak e qetë nga koronavirusi, miliarderja Kylie Jenner nuk mund të qëndrojë më e izoluar.

Së bashku me një grup miqsh dhe me vajzën e saj Stormi, 22-vjeçarja ka udhëtuar në shkretëtirën e Utah. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një set fotografik pranë suitës së saj luksozen në “Canyon Point”.

“Ky vend është i pabesueshëm”, ka shkruar Kylie bashkëngjitur fotove të saj në rrjetet sociale, ku duket me të vërtetë në formë, teksa zbulon format e saj e veshur me bikini portokalli të krijuara nga Dipped In Blue.