Extra La me urgjencë shtëpinë e “Big Brother”, flet Valbona Mema: Motra ime...

La me urgjencë shtëpinë e “Big Brother”, flet Valbona Mema: Motra ime ka nevojë për mua

Valbona Mema la sot garën në Big Brother Vip Albania. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se e motra është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo zgjodhi të ishte pranë saj.

“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi ktu. Familja është më e rëndësishme se një loje. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju”, shkruan Valbona.