Aktualitet Laboratori i drogës në Fier, Artan Hoxha bën një paralajmërim

Laboratori i drogës në Fier, Artan Hoxha bën një paralajmërim

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

Hoxha tha se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kam folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funksion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Artan Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme.

Pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend. Dhe, si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmuar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari në Abc.