Sport Lacio, Strakosha titullar në javën vendimtare

Lacio, Strakosha titullar në javën vendimtare

15 ndeshje në portën e Lacios dhe po ngroh dorashkat për të 16-ën. Thomas Strakosha do të zbresë sërish në fushë këtë fundjave në transfertën e Sasuolos, ku Lazio do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 në transfertën e Kaljarit.

22-vjeçari shqiptar zbarkoi në Formelo, ku mori jesë rregullisht në seancat stërvitore të bardhekaltërve pas 140 minutave me fanellën e Kombëtares të luajtura mes Italisë si titullar dhe Bosnjë Hercegovinës në pjesën e parë.

Portieri kuqezi ka fituar besimin e plotë të trajnerit Inzagi, i cili nuk shqetësohet aspak për mungesën e gjatë të Marketit, i cili nuk arrin të rikuperohet as për sfidën e kësaj fundjave. Sipas mjekëve të skuadrës bardhekaltër, Marchetti vazhdon periudhën e rikuperimit dhe mund të jetë i gatshëm gjatë javës tjetër, çka do të thotë se shanset janë të mëdha që Strakosha të aktivizohet edhe në mesjavë për ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë kundër Romës në “Olimpico”.

Është pikëtrisht dueli i 4 prillit sfida më e rëndësishme e Lazios dhe Strakoshës këtë sezon sepse suksesi 2-0 i ndeshje së parë e favorizon Lazion në betejën për një biletë në finalen e madhe.

Strakosha u aktivizua titullar edhe në aktin e parë të derbit ku falë një ndërhyrje vendimtare në minutat e fundit arriti të ruante të paprekur katërkëndëshin e skuadrës së Inzaghit.