Politika Laert Vasili përplaset me Sonila Meçon: Largohu nga emisioni dhe dil në...

Laert Vasili përplaset me Sonila Meçon: Largohu nga emisioni dhe dil në rrugë e protesto

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Sonila Meço është përplasur me aktorin Laert Vasili.  Në debat e sipër Vasili i ka thënë Meços të lërë emisionin e saj “Tempora”, ndërsa gazetarja nuk e ka pritur mirë, duke i kërkuar moderatorit të emisionit ku ishin ftuar, ta qetësojë aktorin.

Pjesa nga debati:

Vasili: Largohu ti nga emisioni yt ‘Tempora’, dil në rrugë dhe protesto

Meço: Po s’ka lidhje…Laert nuk po them këtë.

Vasili: Përgjigju kësaj që them unë. Ti largohesh nga emisioni yt.

Meço: Zheji të lutem, qetësoje aktorin unë nuk jam e mirë në aktrim.

Zheji: Jo, nuk është aktor është polemist ka argumente ai…

Meço: Është zhurmues

Zheji: Jo zhurmues jo…

Vasili: Ti i kërkon llogari atij që hyri, zotin Murrizi e ke në krah nuk mund ti kërkosh llogari pse hyri.

Meço: Atij personi që të shkruajti në celular dhe të tha acaroje Sonilën unë të them Sonila ka logjikën.

Vasili: Mua në celular më shkruan xhaxhi im dhe më thotë a do vish këtej të të bëj…

Meço: Ka të drejtë atje duhet të ishe

Vasili: Që mos bëhesh kockë e lëkurë si disa të tjerë. Lerë tani kush shkruan në celular

Meço: Çfarë të shantazhoj unë more

Vasili: Gazetaria në Shqipëri është akuzuar si e komanduar. Nuk janë akuzuar artistët

Meço: Shiko ç’po ndodh mes jush

Vasili: Nuk është çështja te Laert Vasili, por çfarë po ndodh me popullin shqiptar. Nuk të akuzova Sonila.