Aktualitet Lagja me rrjet të ri, merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm

Lagja me rrjet të ri, merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm

41
0
Shpërndaje

Investimet në Ujësjellës Kanalizime vijojnë teksa merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e dy lagjeve të kryeqytetit.

Banorët e rrugës “Idriz Dollaku” kanë tashmë një rrjet tërësisht të ri duke eliminuar problematikat e shumta që shfaqte rrjeti i vjetër i amortizuar ndër vite.

Gjithashtu, grupet e punës kanë punuar paralelisht edhe për riparimin e një defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm që u sinjalizua nga banorët e rrugës “Selitë e Vjetër”. Ndërhyrja u krye shpejt për ta përfunduar në kohë sa më të shkurtër defektin e sinjalizuar. Tashmë linja e furnizimit është në funksion të plotë dhe banorët përfitojnë furnizim normal të ujit të pijshëm.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in