Kryesore Lajm i mirë! 10 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

Lajm i mirë! 10 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

Përveç lajmeve për shtim të numrit të vdekjeve dhe të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë dha edhe një lajm të mirë. Dhjetë pacientë kanë fituar betejën me COVID-19 dhe kanë rezultuar negativë pas dy testeve të kryera.

“Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.”