Bota Lakmia për përfitim, kompania shkatërron shpellën që ka “mbrojtur” njerëzimin për 48...

Lakmia për përfitim, kompania shkatërron shpellën që ka “mbrojtur” njerëzimin për 48 mijë vjet

Kishte mbrojtur për 46 mijë vjet njerëzit që ishin afruar aty për të shpëtuar nga kafshët e gra, ose thjesht për t’u mbrojtur nga i ftohti. Por një shpellë që mbante dëshmitë më të hershme të pranisë së njeriut u shkatërrua nga papërgjegjësia dhe lakmia për përfitim të një kompanie minerare.

Ngjarja ka ndodhur në Australi, në zonën e largët dhe të izoluar të Pilbarës, në perëndim të vendit.  Një  zonë e izoluar por e pasur jo vetëm me artefakte të trashëgimisë kulturore, por edhe me minerale.

Pikërisht për mineralet metalike është interesuar kompania Rio Tinto e cila, po gërmon hapësira të mëdha në atë zonë. Në një nga gërmimet u zbulua edhe hyrja e shpellës, ku më pas arkeologët zbuluan disa nga artefaktet më të vjetra të Australisë, nga piktura në mure dhe deri në një armë e prodhuar nga kockat e kangurit, të paktën 28 mijë-vjeçare.

Por e kaluara e atij siti arkeologjik nuk ndaloi punimet në kërkim të mineraleve metalike që pasurojnë nëndheun, duke shkaktuar shembjen e shpellës dhe humbjen përgjithmonë të asaj pasurie.

Fillimisht kompania Rio Tinto u mundua të minimizonte ngjarjen, thjesht duke i hequr drejtuesve të projektit bonuset e tyre prej miliona dollarësh, por opinioni publik lokal filloi protesta masive që çuan së fundmi në dorëheqjen e drejtuesve kryesorë të kompanisë.

Kjo shpellë 48 mijë vjeçare nuk ekziston më
Disa nga dëshmitë e zonës së prekur

Protesta të mëdha filluan në zonën e Pilbarës, në Australi
Protesta përfshiu edhe aborigjenët, që e quanin të shenjtë sitin arkeologjik
Disa nga dëshmitë e zonës së prekur

Kompania Rio Tinto fillimisht minimizoi shkatërrimin, por më pas u detyrua të shkarkonte drejtuesit e projektit
Jean-Sebastien Jacques, CEO i kompanisë, dha dorëheqjen