Kryesore Lamtumira e ambasadorit austriak: Më thanë se në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë

Lamtumira e ambasadorit austriak: Më thanë se në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johan Sattler shprehu sot kënaqësinë që ndodhej mes miqve me të cilët kishte punuar ngushtë gjatë viteve të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri.

Johan Sattler në ceremoninë e lamtumirës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama u ndal edhe  tek kriza politike.

Ai u shpreh me besim të lartë se ky ngërç politik do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.

Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatike në Bosnje Hercegovinë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë.

“Në Shqipëri më thanë se nuk mërzitesh kurrë, dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe Kryeministri, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t’u bërë të gjithë së bashku”, tha Sattler.

Në ceremoninë e lamtumirës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shprehu mirënjohjen për çka ka bërë ambasadori Sattler gjatë qëndrimit në vendin tonë.

“Shprehim mirënjohjen për Ju ambasador për atë që keni bërë. Ky është një moment mjaft prekës për t’ju thënë lamtumirë. Na ke bërë të ndihemi mirë”, tha Rama.