Sport Lamtumira mes lotësh, Dybala u premton tifozëve të Juves: Nuk do të...

Lamtumira mes lotësh, Dybala u premton tifozëve të Juves: Nuk do të shkoj kurrë tek Interi

Paulo Dybala iu dha mbrëmë lamtumirën tifozëve të Juventusit pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Lacios mes lotëve. lamtumira e tij bëri xhiron e botës për shkak se me të qarën që i shpërtheu preku zemrat e të gjithëve.

Tashmë për të gjithë pyetja që mbizotëron është se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit argjentinas. Shumë skuadra janë interesuar për shërbimet e tij dhe në majën e listës qëndron një emër shumë i njohur si Interi i cili shpreson të bëjë një goditje të madhe për më tepër ndaj rivalëve historikë të Juventusit.

Por me sa duket, Paulo Dybala nuk po mendon të transferohet te zikaltërit, ose të paktën kjo është ajo që pretendohet t’u ketë thënë tifozëve të Juventusit gjatë lamtumirës së mbrëmshme.

“Repubblica.it” bën të ditur se gjatë xhiros që yibala bëri rrotull stadiumit pasi u zëvendësua, kanë qenë të shumtë tifozët që e kanë pyetur për të ardhmen e tij. “Te Interi nuk do të shkoj kurrë”m mësohet t’u ketë thënë i emocionuar Dybala, i cili nuk shmangu dot lotët në momentin e lamtumirës duke parë mënyrën se si tifozët e përshëndetën me përzemërsi.