Sport Lamtumirë Old Trafford! Manchester United do shembë stadiumin për të ndërtuar një...

Lamtumirë Old Trafford! Manchester United do shembë stadiumin për të ndërtuar një të ri futuristik me 100 mijë vende

Manchester United ka publikuar sot projektin ambicioz për të ndërtuar një stadium të ri me 100.000 vende.

“Old Trafford” do të shembet dhe në vend të tij do të lindë një impiant futuristik, më i madhi në Mbretërinë e Bashkiara që do të bëhet “ajo që Kulla Eiffel është Parisin”.

“Djajtë e Kuq” janë gati të investojnë 2 miliardë paund për të ndërtuar impiantin e ri, i cili pritet të jetë me tre kulla dhe shumë modern.

“Sot shënojmë fillimin e një udhëtimi tepër emocionues drejt dorëzimit të atij që do të jetë stadiumi më i madh i futbollit në botë, në qendër të një Old Trafford-i të rigjeneruar”, tha bashkëpronari i Manchester United, miliarderi anglez Jim Ratcliffe.

Stadiumi dhe projekti ka potencialin për të ofruar 7.3 miliardë paund shtesë në vit për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sjell përfitime sociale dhe ekonomike në shkallë të gjerë për komunitetin dhe rajonin më të gjerë, duke përfshirë krijimin e mundshëm të 92,000 vendeve të reja të punës, më shumë se 17,000 njësi të reja për banim si dhe nxitjen e 1.8 milionë vizitorëve shtesë në vit.

Imazhet konceptuale dhe modelet e shkallëzuara se si mund të duket stadiumi i ri dhe zona përreth u zbuluan të martën nga Foster + Partners, grupi i arkitekturës i caktuar për të projektuar zonën e stadiumit.

Grupi në fjalë do të ofrojë një masterplan për punë më të detajuara fizibiliteti, konsultimi, projektimi dhe planifikimi ndërsa projekti hyn në një fazë të re.