Kryesore Lanë Kushtetuesen për Gjykatën e Lartë/ Kandidatët që u tërhoqën nga gara

Lanë Kushtetuesen për Gjykatën e Lartë/ Kandidatët që u tërhoqën nga gara

Këshilli i Lartë Gjyqësor do tu lërë kohë deri në datën 6 shtator kandidatëve që synojnë tre vende në Gjykatën e Lartë, për të plotësuar deklaratën e pasurive e cila duhet të dorëzohet brenda këtij afati pranë ILDKPI.

21 kandidatët jo gjyqtarë do t’i nënshtrohen vettingut të KLGJ që duhet të zhvillohet ndaj tyre brenda tre muajve, dhe vetëm pas këtij momenti emrat i dorëzohen presidentit . Por mes emrave që synojnë gjykatën supreme, katër prej tyre Theodhori Sollaku, Irena Nino, Ilir Panda dhe Ardita Alsula kishin shfaqur më herët ambicien edhe për në Gjykatën Kushtetuese.

Siç rezulton ish-ministri i drejtësisë Ilir Panda hoqi dorë nga gara edhe për mandatin plotësues edhe për mandatin e plotë pa dhënë asnjë shkak. Ish prokurorja Irena Nino e la gjithashtu në mes garën përmes kësaj shkrese .

Të njëjtën gjë beri edhe Ardita Alsula . Megjithëse jo zyrtarisht u tha se garuesit nuk kishin dorëzuar deklaratat e pasurisë brenda afatit 15 ditor për t’i hapur rrugë më pas vettingut kjo gjë nuk dokumentohet në shkresat për tërheqje nga gara. Pretendenti tjetër për në Gjykatë Kushtetuese , ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku e argumenton lënien në mes të garës duke shprehur keqardhjen që ishte ndërprerë kontrolli për shkak të dorëzimit tej afateve të deklaratës pasurore.

Pikërisht për shkak të këtij problemi të hasur në garën e mëparshme , KLGJ la më tepër kohe se ç’duhet për pretendentët mes të cilëve gjenden emra të botës akademike, por edhe nga avokatia. Për shkak se nuk ka miratuar ende rregulloren ,KLGJ pritet ta mbyllë verën pa çelur garën brenda radhëve të gjyqësorit që do të mbushte Gjykatën e Lartë me 16 gjyqtarë.

Ndonëse pas rënies së kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe për shkak të pesë ekstradimeve, KLGJ caktoi përkohësisht Albana Boksin dhe Sokol Binaj si gjyqtarë që do të gjykojnë vetëm këto pesë dosje.

Tabela

Albana Boksi dhe Sokol Binaj do të gjykojnë:
1. Ekstradimin e Hajri Seferit
2.Ekstradimin e Robens Berberit
3.Ekstardimin e Besnik Lekes
4.Ekstradimin e Kastriot Elezaj