Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Shqipëria.
Skiatorja 18-vjeçare kërkon të vijojë karrierën me Italinë.
Ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi Colturi e nisi karrierën si kuqezi, duke dhënë edhe rezultatet e para të rëndësishme.
Një situatë kur duhet më pak se një vit nga Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Itali, më saktë në Milano-Cortina.
Gjithçka duhet vendosur brenda 1 Majit ku është afati i fundit i regjistrimit me një federatë tjetër. Nëse nuk ka një dakordësi nga pala shqiptare ajo duhet të pushojë një vit nëse vendos të largohet pa miratim, që shkakton mospjesëmarrje në Kupën e Botës dhe Olimpiadë.
Lara Colturi iu bashkua Shqipërisë rreth 3 vite më parë, ndërsa nga ajo periudhë ka patur një rritje të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë në 3 sezone të Kupës së Botës ku ky i fundit ishte me të vërtetë i suksesshëm, pasi u ngjit 3 herë në podium, 2 vende të dyta dhe 1 vend i tretë.
Lara Colturi në botërorët për të rinj ka marrë 1 medalje të artë në super gjigand dhe 2 bronzi në slalom gjigand.
Në Botërorin për të rritur ku u përfaqësua në shkurt u rendit e 7-ta në slalomin gjigand, një rezultat shumë i mirë në një garë ku kishte konkurrencë të fortë. Një rezultat që pak vite më parë as mund të imagjinohej.