Kryesore Largimi i PD-LSI, Gramoz Ruçi: Zëvendësimi i deputetëve riktheu legjitimitetin e Kuvendit

Largimi i PD-LSI, Gramoz Ruçi: Zëvendësimi i deputetëve riktheu legjitimitetin e Kuvendit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalimin hapës të sesionit të ri, ku nuk la jashtë vëmendjes edhe zëvendësimin e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga foltorja, Ruçi theksoi se mandatet “u zëvendësuan shumë shpejtë gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit dhe legjitimitetit të Kuvendit.

Ruçi tha gjithashtu se në sesionin që u mbyll dhe me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi u konfirmua “si një institucion me një kuorum kushtetues, me një shumicë kushtetuese për të ushtruar çdo funksion ligjor.”