Kosova Largoi me forcë një grua nga foltorja, Haradinaj: Po të kish qenë...

Largoi me forcë një grua nga foltorja, Haradinaj: Po të kish qenë burrë, e kisha kry ndryshe!

Shpërndaje

Kryeministri Haradinaj është i bindur se duke e tërhequr nga krahu prej foltores mbesën e gjeneralit Mehmet Derralla, Valdete Derralla, u tregua burrë shteti.

Ai nuk është penduar aspak dhe thotë se do të vepronte ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Është e papranueshme një i paftuar të flasë. Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë.

Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore.

“Sa të jem në detyrë, kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zonjë, a ke fëmijë”.

Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka futur në kurth, duke ia lënë zonjës mikrofonin, raporton Express

“Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë. Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi ai arsyetimin e tij.