Politika Las Vegas apo Los Angelos? Berisha dhe Meta gabojnë adresë në ngushëllimet...

Las Vegas apo Los Angelos? Berisha dhe Meta gabojnë adresë në ngushëllimet për tragjedinë e SHBA

Tragjedia në Las Vegas me 58 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur ka shokuar të gjithë botën. Një ditë më pas, ngushëllimet për kombin amerikan mbërrijnë nga të katër anët e botës. Mes shumë politikanëve, edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta shprehën ngushëllimet e tyre. Por të dyve i ka shpëtuar një lapsus, ndërsa shkruan mesazhin ngushëllues. Në vend të shkruajnë Las Vegas, kanë shkruar Los Angelos.
Berisha e ka korrigjuar menjëherë statusin që shkroi në Facebook, siç shihet në foton më poshtë.


Njësoj, për Los Angelos u nis edhe mesazhi i presidentit Ilir Meta, njoftimi i të cilit u shpërnda për gazetarët në aplikacionin Whatsapp. Pak sekonda më pas, është sqaruar që ngushëllimet janë për ngjarjen në Las Vegas.