Sport Lautaro humb kontrollin dhe merr të kuqen, tifozi i vogël shpërthen në...

Lautaro humb kontrollin dhe merr të kuqen, tifozi i vogël shpërthen në lot (Video)

E diela e sotme ka qenë e mallkuar për Interin. Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 i marrë në shtëpi kundër Cagliari-t, zikaltrit nuk do ta kenë në dispozicion Lautaro Martinez për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Udinese-s, por ai mund të mungojë edhe në derbin kundër Milanit.

Argjentinasi, në fakt, është ndëshkuar me karton të kuq në fund të takimit për protesta dhe fyerje ndaj arbitrit të ndeshjes dhe rrezikon të skualifikohet për të paktën dy ndeshje. Tani topi i kalon gjykatësit sportiv, i cili do ta marrë vendimin e tij në fillimin e javës së ardhshme.

Në momentin e daljes së yllit të Interit nga fusha, telekamerat kanë kapur një tifoz të vogël të zikaltërve, i cili ka shpërthyer në lot, teksa babai i tij mundohej ta ngushëllonte.