Histori “Le Figaro”, 1916: Ismail Qemali, dëshmitar në dasmën e drejtorit të gazetës...

“Le Figaro”, 1916: Ismail Qemali, dëshmitar në dasmën e drejtorit të gazetës franceze

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 18 majit 1916, në faqen n°3, një fakt të paditur dhe personal për Ismail Qemalin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Dasmat

— Në kishën Notre-Dame de Montluçon u celebrua, të martën, martesa e kolegut tonë zotit Maurice Levet, drejtor i “L’Evolution politique”, me zonjushën Marguerite Troubat, vajzën e industrialistit montluçonnais.

Dëshmitarët ishin, për nusen: Zotërinjtë Georges dhe Jean Troubat, industrialistë, vëllezërit e saj; për dhëndrin: z. Maurice Raynaud, deputet, ish-ministër i kolonive dhe Shkëlqesia e Tij, Ismail Qemal beu, ish-president i Këshillit të Shqipërisë.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania