Histori “Le Figaro”, 1922: Mësimi i gjuhës esperanto në Shqipëri i detyrueshëm në...

“Le Figaro”, 1922: Mësimi i gjuhës esperanto në Shqipëri i detyrueshëm në të gjitha shkollat

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 30 korrikut 1922, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mësimin asokohe të gjuhës artificiale esperanto në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Suksesi i gjuhës esperanto

“Kush do të guxonte të pretendojë se gjuha esperanto nuk është gati të pushtojë botën?

Qeveria shqiptare sapo ka njoftuar Lidhjen e Kombeve se ka bërë të detyrueshëm mësimin e esperantos në të gjitha shkollat e mesme(!) dhe ato profesionale në Shqipëri.

Kjo do t’i japë një ndihmë të madhe përhapjes së kësaj gjuhe.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat–Albania