Politika Ledi Shamku: Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!

Ledi Shamku: Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!

Nuk ka kaluar  pa komente gafa e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD Grida Duma, e cila fiorentinin Niccolò Macchiavelli e quan mendimtar të Lindjes së Largët.

Ish-deputetja dhe pedagoge në universitetet shqiptare dhe në Itali, Ledi Shamku ironizon Gridën, teksa përmend këtë fakt, duke qarë dhe hallin e studentëve që e kanë pasur “zysh”

Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!!!

Ta quash fiorentinin Niccolò Macchiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave – pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove?

Apo prit: Quajmë “pikë vlimi”…. – të vazhdoj?”, shkruan në rrjetin social Ledi Shamku.