Kryesore Lehtësimi i masave shtoi rastet me Covid-19

Lehtësimi i masave shtoi rastet me Covid-19

Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19 vjen si pasojë e lehtësimit të masave dhe mungesës së vigjilencës nga vetë qytetarët. Kështu e shpjegon për Tv Klan, Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, shtimin e personave pozitivë me koronavirus.

Sa i takon hapjes së plazheve sikurse kanë bërë disa vende të tjera europiane, Tomini thotë se kjo është ende në dyshim, pasi gjithçka varet nga ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve.

Disa qytete si Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz e Berat mbetet ende në shenjën e zonës së kuqe.