Kulturë Leksione jete: 20 thënie të Fjodor Dostojevskit

Leksione jete: 20 thënie të Fjodor Dostojevskit

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880).

Fjodor Dostojevski mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim edhe në ditët tona. Tashmë, ai ka hyrë në fondin e artë të letërsisë botërore dhe bën për vete me miliona lexues me rrëfimin e tij të thellë, depërtimet psikologjike tek qenia njerëzore, me idetë që përcjell, etj.

1- Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.

2- Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.

3- Në mendjen e gjithësecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa.

4- Lumturia nuk qëndron në vetë lumturinë, por në arritjen e saj.

5- Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

6- Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes.

7- Lumturia nuk vjen nga rehatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.

8- Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

9- Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person. Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë.

10- Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.

11- Një person mund të jetë i mençur, por që të veprojë mençurisht, vetëm inteligjenca nuk mjafton.

12- Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.

13- Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.

14- Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd.

15- Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe nga një libër.

16- Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.

17- Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.

18- Njerëzit flasin ndonjëherë me një mizori kafshërore, por kjo është një padrejtësi e madhe dhe fyerje për kafshët; një kafshë nuk mund të jetë aq mizore sa një njeri, kaq artistikisht mizore.

19- Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët që jeni ndjerë të fyer; mund të përfundoni duke mos lënë asnjë hapësirë për momentet e mrekullueshme që keni përjetuar.

20- Një njeri, i cili e di se si të përqafojë një tjetër, është një njeri i mirë.