Bota “Leksioni japonez” i tërmetit më të madh në histori

“Leksioni japonez” i tërmetit më të madh në histori

Ndertese japoneze anti termet

Tërmeti i Madh i Japonisë në Lindjen e Madhe, një tërmet me magnitudë prej 9.0 në brigjet e Tōhoku në veri-lindje, më 11 Mars 2011 shënon katastrofën  natyrore më të madhe të regjistruar në rajon deri më sot. Dhe fill pas tërmetit, një tsunam goditi vendin duke shënuar mbi 18 mijë viktima dhe mbi 770 mijë banesa të shkatërruara.

Por, dy vjet pas kësaj ngjarje, procesi i rimëkëmbjes nisi direkt, duke pastruar rrënojat dhe duke nisur me fazën e rindërtimit.  Ndërtimi i banesave të reja të përhershme ka marrë më shumë kohë se ajo që ishte planifikuar fillimisht, pasi është dashur një proces tepër i gjatë diskutimesh dhe konsultimesh për menaxhimin e situatës.

Njësitë e para të strehimit të përkohshëm ishin afër përfundimit pas katër deri në tetë javë. Brenda tetë muajve nga katastrofa, 75 përqind e 450,000 njerëzve që kishin kërkuar strehim në qendrat e evakuimit kishte qenë në gjendje të transferoheshin në akomodim alternativ, dhe rreth dymbëdhjetë muaj pas tërmetit 330,000 njerëz ishin akoma në akomodim të përkohshëm dhe vetëm 500 prej tyre mbetën në qendrat e evakuimit.

Në Japoni procesi i planifikimit ishte kompleks dhe relativisht i ngadaltë. Japonia ka një strukturë politike të centralizuar në të cilat qeveria kombëtare mban një mbikëqyrje të ngushtë mbi prefekturat, qytetet dhe qeveritë e tjera lokale. Prioriteti kryesor i qeverisë është përshpejtimi i procesit të rivitalizimit dhe përqendrimi ishte në politikat që përfitonin rigjallërimin ekonomik, rindërtimin dhe menaxhimin e krizave.

Në Sendai njerëzit u zhvendosën larg nga bregdeti në apartamente me largësi nga njëri tjetri, kjo për shkak se shumë familje dëshironin të shpërnguleshin jashtë zonës së rrezikut.

Përgjatë bregdetit të Rias, zonat e banuara, që ndodheshin në zonën e rrezikut u cilësuan si të pabanueshme dhe shtëpitë që ishin ende aty, u zhvendosen në një tokë me nivel më të lartë. Por përcaktimi i zonave të reja për strehim kërkoi një kohë relativisht të gjatë.

Platforma Ndërkombëtare e Rimëkëmbjes theksoi se problemet e rimëkëmbjes ishin  shoqëruar nga tkurrjet që kishte shumica e qyteteve rurale në Japoni ku popullsia në rënie, plakja dhe rënia ekonomike paraqisnin sfida të veçanta planifikimi.

Një nga fushat më të mëdha të polemikave gjatë kësaj situatë në Japoni, ka qenë ndërtimi i mureve të detit të betonit deri në 9 metra të lartë.

Për shembull, në Rikuzentakata, kostoja monetare e rindërtimit mund të ketë qenë rreth 200,000 dollarë për familje.

Me ligj autoritetet janë të detyruara të konsultohen me opinionin publik vendor, pra duke marrë mendimin e banorëve me të cilët zhvilluan takime publike, sondazhe dhe jo vetëm. Por i gjithë ky proces kërkon kohë dhe shkakton vonesë.

Pjesërisht për shkak të kundërshtimit të qytetarëve, ndërtimet janë vonuar në mënyrë të konsiderueshme. Historikisht qendra ishte e vendosur afër lumit për shkak të transportit të orizit dhe shumë banorë kundërshtonin ndërtimin e një muri të lartë. Debati kishte të bënte me balancimin e mbrojtjes dhe vlerës historike. Planet për zhvillimin e bregut të lumit synonin tërheqjen e vizitorëve duke përfshirë një treg peshku dhe një memorial për tsunami.

Pra, pushteti vendor ka pasur shumë probleme me konsultimin në lidhje me menaxhimin e kësaj situate, duke i marrë mjaftueshëm kohë. Nuk është e thjeshtë të bindësh komunitetet për t’u zhvendosur, pavarësisht dëshirës së pushtetit vendor për të bërë zhvendosjen e të gjithë atyre që janë prekur nga kjo situatë, duke mundësuar një zgjidhje sa më efikase dhe ekonomike të ofrimit të shërbimeve./SCAN