Sport Lëkunden pozitat e Sarrit te Chelsea, United prek çerekfinalen e FA Cup

Lëkunden pozitat e Sarrit te Chelsea, United prek çerekfinalen e FA Cup

Manchester United është skuadra e fundit që kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup.

“Djajtë e kuq” mposhtën pastër në transfertë 2-0 Chelsea, duke iu bashkuar në raudin tjetër skuadrave si Wolves, Millwall, Crystal Palace, Manchester City, Swansea, Watford dhe Brighton.

Heronjtë e Solskjaer ishin dy mesfushë. fillimisht ishte Herrera ai që kaloi në avantazh miqtë pas 31 minutash lojë, ndërkohë që goditja me kokë e Pogba hipotekoi gjithçka.

Kjo fitore vjen si “bonus” për United, pasi vijnë pas humbjes në Champions, 2-0 nga Paris Saint Germain.

Ndërkohë me këtë humbje, pozitat e Maurizio Sarrit në pankinën e Chelsea lëkunden fort.