Kryesore Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet i fortë me Magnitudë 5.1 ballë ka tronditur Shqipërinë pasditen e sotme.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:38 minuta.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmologjisë epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometër në verilindje të Tiranës dhe 12 kilometra në verilindje të Bulqizës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet e forta u ndjenë në Tiranë, Bulqizë, Peshkopi, Burrel dhe në shumë qytete të tjera.