Aktualitet Lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë

Lëkundje të lehta tërmeti në Tiranë

Një termet me magnitudë 3.2 rihter është regjistruar në orën 14:31 të së shtunës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti ishte me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të Vorës.

Këto lëkundje janë thuajse në të njëjtën zonë ku u regjistrua edhe tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 më 21 shtator.