Sport Lenjani flet për Panuccin: Ai nuk mund të bëhej më shqiptar se...

Lenjani flet për Panuccin: Ai nuk mund të bëhej më shqiptar se unë!

Lenjani ishte një nga kokat e prera të trajnerit Panucci. Lojtari i Kombëtares shkroi edhe një letër se nuk do të ishte më pjesë e Shqipërisë për sa kohë do të drejtohej nga Panucci.

Tani situata është krejtësisht tjetër te kuqezinjtë dhe Lenjani do të veshë sërish bluzën e kombëtares.

Ai ka folur në konferencën për mediat, duke përsëritur edhe njëherë se Panucci nuk mund të bëhej më shqiptar se ai.

Lenjani thotë se ishte mërzitur më shumë se nuk kishte marrë ftesë edhe pse po kalonte një moment shumë të mirë.

“Nuk dua të flas shumë për atë letër sepse të gjithë e kanë parë. Unë kam thënë të vërtetën në atë letër. Nuk dua të flas për Panuccin.

Ishte një vendim shumë i vështir dhe më ka ardhur shumë inat që nuk kam ardhur. Ai nuk mund të bëhet më shqiptar se unë. Për këtë arsye e kam thënë edhe të drejtën. Kam zhvilluar shumë ndeshje dhe kam qenë në formë shumë të mirë dhe për këtë arsye jam mërzitur”.

Lenjani foli edhe për trajnerin e ri Edy Reja, duke zbuluar se është takuar me atë në Zyrih së bashku me lojtarë të tjerë të kombëtares. “Jemi takuar në Zyrih, Taulanti, Arlindi dhe të tjerë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë dhe ai na ka thënë mendimin e tij”.