Extra Leonardo Di Caprio martohet në fshehtësi me modelen 22-vjeçare?

Leonardo Di Caprio martohet në fshehtësi me modelen 22-vjeçare?

Ditët e fundit në mediat rozë është duke qarkulluar lajmi, se aktori i famshëm Leonardo Di Caprio është martuar në fshehtësi me Camila Morrone.

Camila është 22 vjeç dhe ka një karrierë të suksesshme si modele dhe aktore.

Ishte revista “OK!”, ajo e cila në artikullin e botuar shkruan se çifti po përgatitet për jetën sëbashku dhe po planifikojnë të kenë një familje. Sipas po të njëjtit burim, Camila është shtatzënë dhe shumë shpejt do sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Pasi u fotografuan shpesh së bashku në pushime e darka romantike, ata vendosën të dalin hapur në publik e të mos e fshehin më ndjenjat e tyre.

Fansat mbetën të habitur kur panë Di Caprio dhe Camila sëbashku në ndarjen e çmimeve Oscar, por edhe në festën e organizuar më pas.

“Camila dhe Leo u martuan fshehurazi pak para ndarjes së çmimeve Oscar. Ata u përpoqën ta ruanin sekretin sa më shumë të ishte e mundur, por tani vendosën që t’ia jepnin lajmin e mirë disa prej miqve të tyre”, shprehet burimi për revistën “OK!”.

Pavarësisht lajmeve, deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga dyshja dhe pritet të shihen veprimet e tyre në ditët në vijim.